HomeLajme / ВестиQyteti / Град

Merko shpërfill Këshillin, nuk e liron rrugën!?

Kanë kaluar tetë ditë pas sjelljes së vendimit në Këshillin e Strugës, që komunikacioni në rrugën kryesore prej hyrjes së qytetit e deri tek Plazhi i Meshkujve të zhvillohet në dy drejtime.
Por edhe pse sot duhej që ky vendim të shpallej në Informatorin Zyrtar dhe të hyjë në fuqi, ka ndodhur e kundërta.
Vetëm një ditë më parë janë vënë tabelat e reja në këtë rrugë që sinjalizojnë se ana e majtë e rrugës do të shërbejë për parkimin e automjeteve, shkruan VOX Struga.
Kryetari i Komunës së Strugës sipas gjitha gjasave nuk do ta nënshkruajë vendimin e Këshillit dhe do të vazhdojë me planin e tij për rrugën njëkahëshe.
Vendimi i 18 këshilltarëve që përfaqësojnë shumicën dërmuese të qytetarëve nuk ka rëndësi për kreun e Strugës.
Ligjërisht, në raste të mos nënshkrimit të ndonjë vendimi të Këshillit, këshilltarët kanë të drejtë të thirrin seancë tjetër me çka mund ta votojnë për së dyti të njëjtin vendim dhe i njëjti atëherë do të jetë i plotëfuqishëm. Në këtë rast, Kryetari i Komunës nuk mund ta bllokojë këtë vendim.
VOX Struga mëson se një grup qytetarësh që jetojnë në këtë rrugë kanë filluar grumbullimin e nënshkrimeve për ta kundërshtuar planin e Merkos./VOX Struga/