HomeLajme / ВестиQyteti / Град

Merko në aksion: Së shpejti fillon asfaltimi i rrugëve të Misleshovës

Kryetari i Komunës së Strugës ka realizuar së fundmi takim me banorët dhe bashkësinë lokale të fshatit Misleshovë. Nga banorët bëhet e ditur se kryetari Merko iu ka premtuar atyre që së shpejti do të fillojë me asfaltimin e rrugicave brenda fshatit. Këtë premtim sipas tyre, Merko ua ka bërë që prej fushatës së zgjedhjeve lokale dhe tani sipas tyre ka ardhur koha që të realizohet.

Përndryshe Ramiz Merko fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e fundit në Misleshovë, fshat me shumicë maqedonase. Asfaltime rrugësh në vijim do të ketë edhe në fshatrat Morovishtë dhe Llozhan./VOX Struga/