HomeLajme / Вести

Mbjellja e flokëve në Turqi, modë edhe në Strugë!

Rënia e flokëve është një problem që ka shqetësuar meshkujt me dekada të tëra. Tentimet e shumta për kurim të këtij fenomeni me ilaçe dhe vajra të ndryshëm nuk po sillte efektet e dëshiruara. Kjo bëri që shkencëtarët anekënd botës të hulumtonin dhe të gjenin zgjidhje për këtë fenomen. Dhe zgjidhja erdhi përmes mbjelljes artificiale të flokëve. Kjo mënyrë e përparuar shkencore është bërë modë në kohën e sotme dhe meshkujt tanimë kanë alternativë.
Një ndër vendet me teknologji më të përparuar për këtë punë është padyshim Turqia. I vetmi problem është çmimi i lartë i këtij shërbimi. Për meshkujt që kanë gjendje të mirë financiare mbjellja e flokëve është një opcion gjithnjë e më kapshëm.
Edhe në Strugë kohën e fundit po shtohet numri i personave që bëjnë ndërhyrje të tilla në Turqi dhe mjaft persona, meshkuj të rinj, të moshës së mesme apo edhe më të thyer në moshë, tashmë kanë ndryshuar pamjen e tyre fizike, informon VOX Struga. Nga tullacë janë shndërruar në burra me shumë flokë.
Madje edhe ngjyra e flokut artificial i përshtatet flokut origjinal. Nuk ka rëndësi, i zi apo i kuq, shkenca ti kthen “qimet” e flokut siç i ke apo edhe siç i ke ëndërruar.
/VOX Struga/