HomeLajme / Вести

Lajme të këqija /175 raste të reja me koronavirus, dy janë nga Struga

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se nga rezultatet në 24 orët e fundit 5 persona kanë ndërruar jetë nga COVID 19, ndërsa të infektuar kanë rezultuar 175 persona, ndërkaq 18 pacientë janë shëruar.
Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve që nga fillimi i epidemisë është 169, të infektuarve 3.538, të shëruarve 1.581, ndërkaq për momentin kemi 1.687 raste aktive, përcjell in7.
Tre pacientët që kanë ndërruar jetë janë një nga Shkupi, një nga Gostivari dhe një tjetër nga Prilepi.
“Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive gjatë pranimit në ambulantë ka ndërruar jetë një 72-vjeçar nga Prilepi. Në Spitalin “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë 3 persona nga Shkupi, një 60-vjeçar i pranuar më 5 qershor, 64-vjeçar i pranuar më 8 qershor, një pacient 59-vjeçar i pranuar më 8 qershor dhe një pacient 72-vjeçar nga Gostivari i pranuar më 30 maj”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Pacientët e shëruar në 24 orët e fundit
Shkup – 12
Tetovë – 3
Veles – 2
Shtip – 1

Pacientët e infektuar në 24 orët e fundit

Shkupo – 131
Kumanovë – 24
Tetovë – 5
Vekes – 4
Strugë – 2
Shtip – 2
Prilep – 2
Sveti Nikole – 2
Gostivar – 2
Ohër – 1
Numri i përgjithshëm i të infektuarve: Shkup 1592, raste aktive 960, Kumanovë 597, raste aktive 179, Tetovë 317, raste aktive 147, Shtip 227, raste aktive 187, Prilep 222, raste aktive 27, Veles 149, raste aktive 29, Strugë 111, raste aktive 36, Gostivar 54, raste aktive 31, Koçan 53, raste aktive 22, Dibër 53, raste aktive 2, Ohër 46, raste aktive 29, Manastir 30, raste aktive 3, Negotinë 16, raste aktiv 7, Probistip 11, raste aktive 9, Strumicë 7, raste aktive 4, Kriva Palankë 7, raste aktive 1, Kavadar 6, raste aktive 1, Gjevgjeli 6, raste aktive 2, Sveti Nikole 5, raste aktive 4, Radovish 4, raste aktive 0, Kërçovë 3, raste aktivë 1, Krushevë 3, raste aktive 0, Pehçevë 3, raste aktive 0, Vallandovë 3, rastet aktive 2, Vinicë 3, raste aktive 1, Kratovë 3, raste aktive 1, Makedonski Brod 2, raste aktive 0, Berovë 2, raste aktivë 1, Demir Hisar 1, raste aktive 0, Delçevë 1, raste aktive 0, Resnjë 1, raste aktive 1.
Në 24 orët e fundit janë bërë 971 testime, ndërkaq numri i përgjithshëm i testimeve që nga fillimi i epidemisë është 40.0004