Denoncimi juaj / Ваша пријаваHomeLajme / Вести

Kur do mësohen të parkohen bashkëpunëtorët e Ramiz Merkos? (FOTO)

Automjeti i tipit Shkoda me targa SU 0783 AB, pronë e Komunës së Strugës, për të disatën herë është denoncuar se parkohet ku ti kujtohet, pa respektuar asnjë rregull.

Siç e mund ta shikoni në fotografitë më poshtë, automjeti i njëjtë është parkuar mbi trotoar, në kthesë, duke zënë edhe vendkalimin e këmbësorëve dhe në një vend ku rreptësisht ndalohet parkimi i automjeteve.

Gjatë kësaj qeverisjeje të Ramiz Merkos, shumë shpesh po denoncohen raste të njëjta qoftë nga mediat apo edhe nga partitë politike, ku njerëz të afërt të kryetarit të komunës parkohen jashtë rregullave ligjore duke revoltuar qytetarët që po shohin për çdo ditë pamje të tilla të shëmtuara. /VOX Struga/