HomeLajme / Вести

Koronavirusi / Sot 125 të infektuar në Maqedoni, 7 në Strugë

Në 24 orët e fundit 125 raste të reja pozitive me Kovid-19

Shkup, 6 qershor 2020 (MIA) – Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit regjistroi  125 raste  të të sapoinfektuarve me Kovid-19. Numri më i madh sërish janë në Shkup  46, pas së cilës vijojnë Kumanova me 19, Shtipi me 17, Tetova me 16, Struga me 7, Gostivari me 6, Velesi me 3, Negotina 2, dhe nga një rast në Prilep, Manastir, Koçan dhe Dellçevë.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur dy pacientë nga Prilepi dhe Strumica. Pacienti nga Prilepi është i moshës 73 vjeçare dhe ka qenë i hospitalizuar në SPQ “8 Shtatori” nga 19 maji, ndërsa pacientja  nga Strumica është e moshës 67 vjeçare dhe ka qenë e hospitalizuar  në Klinikën për Neurologji nga 18 maji.

Janë shëruar tetë pacientë dhe atë katër nga Velesi, dy nga Prilepi dhe nga një pacient  prej Tetove dhe Shën Nikollë.

Sipas informatave të Ministrisë së Shëndetësisë  në 24 orët e fundit janë bërë 1085 testime. Nga numri i tërësishëm i testimeve në 24 orëshin e fundit, 113 teste janë në suaza të skriningut në kopshtet  në Shtip dhe Koçan dhe nuk janë regjistruar raste pozitive me Kovid-19.

Shifra e tërësishme e të diagnostifikuarve në vend nga fillimi i epidemisë  arrin 2.915, shifra e pacientëve të shëruar është 1640, të vdekur janë 151, ndërsa për momentin  numri i rasteve aktive në vend arrin 1.124.

Distribuimi i fundit sipas qyteteve është në vijim:

  • Shkup 1201, aktive 595
  • Kumanovë 545, aktive 129
  • Dibër 52, aktive 1
  • Shtip 161, aktive 123
  • Prilep 218, aktive 29
  • Tetovë 273, aktive 115
  • Strugë 98, aktive 26
  • Veles 141, aktive 27
  • Manastir 30, aktive 4
  • Ohër 30, aktive 13
  • Kavadar 6, aktive 1
  • Gostivar 47, aktive 26
  • Gjevgjeli 6, aktive 2
  • Strumicë 5, aktive 2
  • Kriva Pallankë 6, aktive 0
  • Radovish 4, aktive 0
  • Krushevë 3, aktive 0
  • Koçan 43, aktive 12
  • Probishtip 5, aktive 3
  • Demir Hisar 1, aktive 0
  • Makedonski Brod 2, aktive 0
  • Pehçevë 3, aktive 0
  • Berovë 2, aktive 1
  • Vallandovë 3, aktive 2
  • Vinicë 3, aktive 1
  • Dellçevë 2, aktive 1
  • Kratovë 3, aktive 1
  • Shën Nikollë 3, aktive 2
  • Kërçovë 3, aktive 1
  • Negotinë 16, aktive 7 (*9 persona  nga Negotina janë banorë të Demir Kapisë)

Në Klinikën Infektive në 24 orët e fundit janë pranuar 7 pacientë të rinj, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 58 pacientë. Në oksigjen janë 27 pacientë, nuk ka pacientë  në ventilim mekanik.

Deri në mëngjes në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar  12 pacientë të rinj,  ndërsa numri i tërësishëm i pacientëve të hospitalizuar është 38. Në aparat respirator janë 7, ndërsa me pasqyrë më të rëndë klinike  janë ende 8 pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar  11 pacientë, ndërsa  në shërim shtëpiak përmes  spitalit ndiqen 2 pacientë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 21 pacientë. Në repartin infektiv në Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë hospitalizuar 31 pacientë – pozitiv dhe të dyshimtë me Kovid-19.