HomeLajme / ВестиQyteti / Град

Koronavirusi në Maqedoni – Struga 27 raste të reja

Regjistrohen 1.074 raste të reja me Kovid-19, 24 të vdekur dhe 291 të shëruar

Shkup, 20 gusht 2021 (MIA) – Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1.074 raste të reja me Kovid-19 nga 7.571 testet e bëra, 24 pacientë kanë ndërruar jetë. Regjistrohen edhe 291 pacientë të shëruar, njoftoi sonte Ministria e Shëndetësisë.

Nga 1.074 rastet e saporegjistruara nga Shkupi janë 357, në Gostivar dhe Tetovë – nga 155 , Kumanovë – 74, Kërçovë – 51, Strumicë – 40, Dibër – 20, Strugë – 27, Veles – 22, Prilep – 21, Manastir dhe Shtip – nga 17, Kavadar – 16, Gjevgjeli – 15, Sveti Nikollë – 13, Resnjë – 11, Ohri dhe Koçani – nga nëntë, Radovish, Vallandovë dhe Kratovë – nga tetë, Bogdanci – gjashtë, Berovë dhe Makedonski Brod – nga pesë, Negotinë, Kriva Pallankë, Dellçevë, Vinicë dhe Pehçevë – nga një.

Janë regjistruar 24 të vdekur: gjashtë nga Shkupi (69,70,73,76,77 dhe 79 vjet), pesë nga Kumanova (59,60,67,69 dhe 78 vjet), katër nga Tetova (47,62 67 dhe 68 vjet), tre nga Kërçova (64,67 dhe 77 vjet), dy nga Gostivari (63 dhe 74 vjet), nga një të vdekur nga Vallandova (43 vjet), Ohri (62 vjet), Strumica (73 vjet) dhe Manastiri (74 vjet). Të gjithë kanë ndërruar jetë në spital.

Regjistrohen 291 pacientë të shëruar nga: Shkupi – 81, Gostivari – 80, Tetova – 38, Kërçova – 32, Kumanova dhe Dibra – nga12, Radovishi – 7, Manastiri dhe Strumica – nga 6, Kavadari dhe Vallandova – nga 3, Prilep, Shtipi, Sveti Nikolla dhe Makedonski Brodi – nga 2, Velesi, Kriva Pallanka dhe Vinica – nga 1.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 166.741, numri i pacientëve të shëruar është 151.692, i të vdekurve është 5.632, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.417.

Sipas analizave epidemiologjike për momentin, shpërndarja nëpër qytete është si në vijim:

Janë bërë 7.571 tester përmes: ISHP-289, QSHP Shkup-87, QSHP Manastir-114, QSHP Prilep-73, QSHP Tetovë-178, QSHP Kumanovë-86, Klinika për Sëmundjet Infektive dhe Gjendje Febrile-1, Mjekësia Ligjore-1, spital laboratorik Kozle-0, KU Pulmonologji me alergologji-3, SPQ 8 Shtatori-0, Instituti i Mikrobiologjisë-120, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) -144, Avicenna-532, Biotek-394, Sistina-129, laboratori Laor -612, Sinlab-62, Remedika-25, Fertiliti-60, Geneva -5, Nikob lab-927, VFV Medical-65, Eli Medica-94, Royal Medica-104, ISHP dhe ISHP (test i shpejtë)-gjithsej 3,466. Deri më tani, në vend janë bërë gjithsej 1,093,646 teste të Kovid-19.