HomeLajme / Вести

Komunalja kërkon rritjen e çmimit të shërbimeve për 20%

NP Komunale “Komunalja” – Strugë, – kërkon rritjen e cmimeve të shëbimeve për 20 %, edhe pse :


1) Nga buxheti i ndërmarrjes paguhen mjete për reklamim dhe donacione, që nuk dihen për cka
2) Ka rritje në buxhetin e ndërmarrjes nga taksa për mbeturina të jashtëzakonshme mbi 50 %,
3) Nga buxheti i Komunës në nivel vjetor arkëton rreth 20 milion denarë, ose vetëm për këtë periudhë të 2023, ka arkëtuar rreth 5.5 milion denarë,
4) Të hyra nga arka fiskale në vitin 2022, ka 15 % më pak se viti 2021, në të cilën poashtu u rriten cmimet për shërbimet,


5) Ka rritje të harxhimit 775% për taksën e komunikacionit rrugor – patarina,
6) Harxhime për lënde djegëse – Naftë, në vitin 2022 ka rritje për 76 % nga viti 2021, kurse çmimi mesatar i naftës kishte rritje për rreth 30 %,
7) Ka rritje të mëditjeve të anëtarëve të Këshillit Drejtues prej 42 %, – pa asnjë kontribut për ndërmarrjen, veq se formal,
8) Ka dhe shumë harxhime të tjera të kota, e një menaxhim të gabuar të ndërmarrjes dëshirojnë ta mbulojnë me rritje të çmimit të shërbimeve,
Për këtë arsye dhe për shumë arsye të tjera, Kuvendarët e ASH – Dega në Strugë, NUK DO TË PËRMBAJNË kërkesën e NP Komunale “Komunalja” – Strugë, për rritje të cmimeve të shërbimeve për 20 %.


Dega e Aleancës Për Shqiptarët në Strugë, kërkon nga NP Komunale “Komunalja” – Strugë, të bëjë transparencën në harxhimin e mjeteve publike të ndërmarrjes, të rrisë arkëtimin në buxhetin e ndërmarrjes për shërbimet e kryera, të ndërpresë pagesën e mjeteve reklamim dhe donacione të ndërmarrjes pa pasur nevojë.