HomeLajme / Вести

Komuna e Strugës do të kremtojë festën sërbe “Shen Sava” …!?

Reagim i Aleancës për Shqiptarët në Strugë

Komuna e Strugës do të kremtojë festën sërbe “Shen Sava” …!?

Këshilli i Komunës së Strugës pa përkrahjen e Aleancës Për Shqiptarët – dega në Strugë, dhe me përkrahje unanime të Keshilltarëve të BDI – së në Strugë, sot më datë 15.12.2022, për vitin 2023 votoj Programin me anë të së cilës shënohen dhe të kujtohen ngjarje historike dhe personalitete të njohura nga e kaluara jonë kulturore, dhe me rëndësi për Komunën e Strugës.

Për çudi më të madhe për vitin 2023 dhe për arsye dhe rëndësinë që i din vetëm Komuna e Strugës dhe Komisioni për shënimin e festave dhe manifestimeve, propozoi dhe miratoi të kremtohet mes tjerave edhe festa 27 Janari – Dita e përfaqësuesve të bashkësis sërbe, gjegjësisht festa fetare “Shen Sava”.

Tani ka mbetur të ftohet edhe Konsuli Sërb nga Ohri dhe “Botën Sërbo – Ruse” ta bëni realitet edhe në këto anë.

Pra, qytetarë Struganë “për hajër Shën Sava” edhe në Strugë…!?