HomeLajme / ВестиQyteti / ГрадSport / Спорт

Klubi hendbollistik “Struga” me fitore ndaj “Borec”-it!

Lojtarët tanë të hendbollit nga Struga ngadhnjyen bindshëm kundër ekipit të hendbollit “Borec” me rezultatin 40:22. Lirishëm mund të thuhet se kjo ndeshje u fitua lehtë nga lojtarët strugan, sepse fitorja u menaxhua qe nga fillimi i ndeshjes. Pjesën e dytë ekipi pati një avantazh dy shifror me një rezultat prej 18: 8, që në fund të takimit të kemi epërsi prej 18 golave. Kjo fitore ishte e mirëseardhur dhe një motivim pas pësimi tëdisa humbjeve.

Strugaonline