Denoncimi juaj / Ваша пријаваHomeLajme / Вести

Këshilltari i Aleancës denoncon: Komuna do i ndajë mbi 800 mijë euro Siti Lajt-it pa shpallur tender

Njoftim nga Aleanca për Shqiptarët në Strugë

Sot në seancën e rregullt të Këshillit të Komunës së Strugës, këshilltari nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Emin Kupa reagoi ashpër ndaj programit për ndërtim të trasave të reja dhe rekonstruim të ndriçimit publik në territorin e komunës së Strugës për vitin 2021.

Kupa kërkoi llogari se pse komuna nuk ka hapur tender publik por ka bërë kontratë në vepër me SITI LAJT (City Light) për mirëmbajtje, për të cilën ndan shumën marramendëse prej mbi 50milionë denarësh (50.800.000,00).

Komuna ndan rreth 830 mijë euro për City Light, për sanimin e defekteve në ndriçimin rrugor dhe zëvendësimin e dritave të djegura e të thyera.

A janë të nevojshme këto shuma kaq të mëdha në këtë kohë pandemie, në këtë krizë ekonomike e sociale?!