Lajme / ВестиQyteti / ГрадRrethina / Околина

Jonuzi shpërblehet për përkrahjen që ia dha Merkos

Rrokadë në shkollat e Strugës:Besime Jonuzi drejtore në Ibrahim Temo, Shaban Useini zv/drejtor te ‘’Niko Nestor’’

Besime Jonuzi e cila deri tani ushtronte detyrën e zv/drejtoreshës së Shkollës së Mesme profesionale ‘’Niko Nestor’’do të drejtojë tani e tutje shkollën e mesme ‘’Ibrahim Temo’’në pozicionin e drejtoreshës.Ndërsa, Shaban Useini drejtori i deritanishëm i shkollës së mesme ‘’Ibrahim Temo’’do të kalojë në pozicionin e zv/drejtorit të Shkollës së mesme profesionale ‘’Niko Nestor’’.Kjo rrokadë nga ana e Komunës së Strugës sic mësonStrugalajm.com ka ndodhur pas insistimit të PDSH-së së Strugës e cila ka kërkuar një pozicion drejtues .(Strugalajm.com)