Denoncimi juaj / Ваша пријаваHomeLajme / ВестиQyteti / Град

Ja si duket kuponi tatimor për parkim në Strugë!

VOX Struga disa herë ka njoftuar se në Strugë po zhvillohet aktivitet i dyshimtë në lidhje me parkimin e veturave. Për muaj të tërë iu merreshin para qytetarëve për shfrytëzim parkimi dhe nuk iu jepej kupon fiskal. Shumë reagime ka pasur edhe nga partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët, të cilët madje theksuan se e kanë paraqitur rastin në organet hetuese për krim financiar.
Kjo fotografi e ardhur në adresën tonë është bërë sot ku shihet një kupon fiskal i dhënë nga Ndërmarrja Komunale “Eko – Struga” për shërbimin “shfrytëzim i hapësirës për parkim”.
VOX Struga inkurajon të gjithë qytetarët që në rast se nuk do t’iu jepet kupon fiskal, të mos paguajnë parkimin dhe rastin ta paraqesin në polici.