Denoncimi juaj / Ваша пријаваHomeLajme / Вести

Imer Imeri: Rrethrrotullimi ka kushtuar 400 mijë euro, por pa sinjalizim paraqet rrezik

Reagim nga Imer Imeri – Kryetar i Aleancës për Shqiptarët në Strugë

Rrethrotullimi i ri në afërsi të Teferiçit me vlerë mbi 400 mijë euro është lëshuar në përdorim pa kurrfarë sinjalizimi. Kjo gjë shkakton shumë probleme në komunikacion dhe fatkeqësisht ka shkaktuar edhe aksidente. Është bërë edhe një devijim i çuditshëm, që sidomos për shoferët që vijnë nga Shqipëria, paraqet rrezik shumë të lartë sepse sinjalizimi mungon.
Nuk ka as tabela informuese që orientojnë shoferët se ku duhet të drejtohen për të hyrë në qytet, apo për të vazhduar drejt Ohrit, Dibrës, Shkupit e tutje.
Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha, por sa kjo garniturë e pushtetit lokal mendon për qytetarët?!