HomeLajme / Вести

Imer Imeri rikonfirmohet në krye të degës së Aleancës në Strugë

Kuvendi i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë e rikonfirmoi Imer Imerin si Kryetar të Degës.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të degës së Strugës u diskutua rreth aktualitetit politik, për punën e deritanishme të degës dhe për hapat që duhet të merren, për të arritur fitoren në zgjedhjet që po vijnë.

Kuvendi u zhvillua duke i respektuar të gjitha masat dhe rekomandimet e autoriteteve si pasojë e pandemisë.

Kuvendi vendosi njëzëri që t’i japë besimin Kryetarit të Degës, Imer Imeri, që të vazhdojë ta drejtojë Aleancën për Shqiptarët në Strugë në periudhën që po vjen.