HomeLajme / ВестиQyteti / ГрадRrethina / Околина

Idri Istrefi: Kësaj rruge do t’i shkojmë deri në fund sepse këtë e duan qytetarët e Strugës.

Në Zhepin dhamë ofertën tonë për 4 vitet e ardhshme

Dorëzuam fletushkat me premtimet tona. U zotuam rrugën që lidh qendrën e fshatit me Koroshishtin, hapësira për fëmijët, përfundimin e projektit të kanalizimeve deri tek shtëpia e fundit. Por, si kudo ku shkojmë dhe këdo që takojmë, fletushka jonë më e mire që japim është ajo morale. Ne do të qeverisim pastër, pa korrupsion, me ndershmëri dhe transparencë. Nuk kemi çfarë të fshehim, sepse duart i kemi të pastra.

Nuk do të harrojmë abuzimet dhe abuzuesit me pushtetin dhe detyrën zyrtare, do të kujdesemi që abuzuesit të përballen me drejtësinë. Na pret shumë punë, por ne e kemi ndarë mendjen. Kësaj rruge do t’i shkojmë deri në fund sepse këtë e duan qytetarët e Strugës.