Denoncimi juaj / Ваша пријаваLajme / ВестиRrethina / Околина

Denoncim: Tateshi në errësirë prej disa ditësh (FOTO)

Në fshatin Tatesh i Epërm prej disa ditësh nuk punon ndriçimi rrugor. Më shumë se gjysma e fshatit është në errësirë dhe paraqet edhe rrezik për kalimtarët. Ky është denoncimi që na ka ardhur në adresën tonë nga një banor i këtij fshati.

Derisa ka kompani që është e obliguar të mirëmbajë ndriçimin rrugor, e cila paguhet nga paratë e qytetarëve të Strugës, gjëra të tilla janë të patolerueshme. Aq më shumë, kur kalojnë disa ditë e askush nuk kujtohet që ta zgjidh problemin.

“Ku shkojnë paratë tona”, pyet mes tjerash banori i shqetësuar nga fshati Tatesh i Epërm./voxstruga.mk/