Denoncimi juaj / Ваша пријаваHomeLajme / ВестиQyteti / Град

Denoncim: Një gjë ndreqet, 10 të tjera prishen!?

Në postën tonë elektronike ka ardhur një denoncim nga ana një qytetari të shqetësuar. Qytetari ankohet se në rrugën “Gjuro Sallaj” afër shëtitores së re, makinat parkohen pa kritet duke shkaktuar kaos të vërtetë. Sipas tij banoret e lagjes nuk mund të hyjnë rehat nëpër oborret apo shtëpitë e tyre, përcjell VOX Struga.

“Në fundin e rrugës “Gjuro Sallaj”, më saktë pranë shëtitores së re, mbizotëron kaos total nga parkimet e automjeteve. Një gjë ndërtohet, 10 të tjera prishen. Njërëzit që jetojnë këtu as nuk mund të dalin e as të hyjnë në oborret e tyre. Lusim organet kompetente të marrin masa dhe ta zgjedhin këtë problem të përditshëm tonin”- shkruan i shqetësuar qytetari në adresën elektronike të VOX Struga.