Denoncimi juaj / Ваша пријаваLajme / ВестиQyteti / Град

Denoncim: Liqen i ri në Strugë

Fotografitë që do ti shikoni më poshtë janë bërë tek parkingu i “Elektroprometit”. Uji që është grumbulluar aty është prej shiut që ra këtyre ditëve. Siç thotë denoncuesi i rastit, rrjeti i kanalizimit dhe puseta aty pranë janë të bllokuara prej rreth 2 muajsh. Denoncuesi ynë thotë gjithashtu se uji që duket në foto, është i përzier edhe nga “uji” i kanalizimit dhe mban erë.

“Mini liqen i ri në Strugë”, thotë mes tjerash qytetari që na ka dërguar këto fotografi./voxstruga.mk/