HomeLajme / ВестиQyteti / ГрадRrethina / Околина

Bastisje në gjithë shtetin – Ka të arrestuar edhe në Strugë

Më datë 09 dhe 10.02.2023, nga ana e Departamentit të Policisë Kriminalistike, Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme-Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë në tërë territorin e shtetit janë realizuar aktivitete të përforcuara për zbulimin e autorëve të veprave penale në lidhje me tregti me drogë dhe armë, gjatë të cilave nga liria janë privuar 26 persona.

Në aksion të koordinuar nga ana e Departamentit të Policisë Kriminalistike, kurse i realizuar në bashkëveprim me sektorët e puëve të brendshme janë kryer bastisje në shtëpi, hapësira ndihmëse, te tre persona në rajonin e SPB Shkup, te pesë persona në SPB Kumanovë, te tetë persona në SPB Ohër, 10 persona në SPB Manastir, te pesë persona në SPB Strumicë, gjashtë persona në SPB Veles, gjashtë persona në SPB Tetovë dhe te 10 persona në SPB Shtip.

Në aktivitete janë përfshirë edhe 53 persona për të cilët ka pasur indikacione se janë të involvuar në kontrabandë me drogë dhe armë, kurse bastisjet janë kryer në 46 shtëpi dhe hapësira ndihmëse, shtatë banesa, pesë automjete të pasagjerëve dhe dy objekte afariste në 29 komuna dhe në qytetin e Shkupit, siç informoi zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq Talevska.

“Gjatë bastisjeve është gjetur edhe një laborator i vogël i improvizuar për prodhimin e marihuanës në Bellçishtë-Ohër, qese me farëra të kanabisit dhe një kavanoz me marihuanë. Përveç kësaj, gjatë aktiviteteve janë gjetur dhe sekuestruar: marihuanë, heroinë, 78 farëra të bimës, 19 paketime me materie në gjendje pluhuri, 18 paketime me materie të fortë, 150 gramë amfetaminë, tableta, shiringa me materie të lëngët, më shumë makina thërmuese, terezi dhe mulli, katër pushkë gjuetie, tri karabinë gjuetie dhe një pushkë ajri, një pistoletë, një pistoletë gazi dhe gjashtë plumba, 12 patronë, 46 plumba dhe 92 plumba manovre, shtatë karikatorë për pushkë automatike dhe një shumë më e madhe e të hollave në valuta dhe apoenë të ndryshëm, prej të cilave vetëm gjatë bastisjes në Kavadar janë gjetur 178 denarë të cilat janë nga shitja e drogës”informoin MPB.

Me procedurë të shpejtë është parashtruar kallëzim penal kundër një autori për vepër penale të kryer në bazë të nenit 215, kurse nga ana e Gjykatësit në procedurë paraprake i është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve, kundër një autori gjatë ditës së sotme do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 215, kurse në procedurë të rregullt do të parashtrohen 17 kallëzime penale kundër 17 autorëve sipas nenit 215 për “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, gjashtë kallëzime penale për gjashtë autorë sipas nenit 396 për “përpunim i palejuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë ose materie shpërthyese”, kundër gjashtë persnave do të parashtrohen kallëzime përkatëse, si dhe dy kallëzime sipas Ligjit për armët.