HomeLajme / ВестиSport / Спорт

Aventurat e KAB Struga-s në Alpet Shqiptare (FOTO)

Klubi alpin Struga ju sjell fotografi përrallore nga zemra e Alpeve Shqiptare, Valbona, Thethi dhe Komani

Alpet Shqiptare konsiderohen si një nga natyrat më të bukura në ballkan madje edhe Europe.  Totalisht te izoluara nga qytetërimi  vendbanimet e lashta Shqiptare Thethi, Valbona dhe Curraj i eperm kanë konzervuar kulturen, arkitekturen dhe traditen shqiptare ndër vite.

Klubi alpin Struga ktë fundjavë startoi udhëtimin tre ditor nga liqeni i Komanit.

Përgjatë tërë liqenit, nga Komani në Fierzë, në një udhëtim që zgjatë më pak se tre orë, vizitorët mund të mahniten me pamjet që ofrohen. Udhëtimi me traget ofron kënaqësi të pa përshkruar, ndërsa atraksion në vete janë fshatrat e kësaj zone dhe grykat e disa lumenjve që derdhen në liqe.

Lirisht mund të themi se liqeni i Komanit është njëri ndër vendet më të bukura dhe që më së shumti i’a vlen të vizitohen në Shqipëri.

Pas 2 orëve me tragetin alpin përgjatë liqenit fantastik të Komanit grupa lëvizi drejt qytetit të Bajram Currit dhe më pas Drejt Valbonës.

Valbona është një perlë e rrallë turistike, një destinacion ku tradicionalja është gërshetuar ngushtë me natyrën.

Lugina e Valbonës ndodhet në pjesën më veriore të vendit, në lindje të masivit malor të Alpeve Shqiptare, në rrethin e Tropojës. Lugina nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, prane digës së hidrocentralit të Fierzës. 

Valbona nuk është thjesht një destinacion natyror i Shqipërisë, ajo është një kompleksitet dukurish interesante, si e gjithë pjesa tjetër e Alpeve Shqiptare, që ngërthen bashkë të gjitha kuptimet e së bukurës. Valbona u tregon udhëtarëve madhështinë e saj përmes maleve hijerënda, thellësinë e saj përmes pyjeve e humnerave, pastërtinë e saj përmes ujit të

kristaltë ku vallëzojnë troftat e arta, mikpritjen e saj përmes njerëzve të mrekullueshëm që ka, bukurinë e saj përmes veshjeve shumëngjyrëshe të zonës.

Çfarëdo faqeje që t’ju tregojë Valbona, është një sinonim i së bukurës. Edhe rruga për në Valbonë është një vrapim i bukur mes malesh e ujrash, ku natyra ka mundur të ilustroje ktë vënd, duke e kthyer peisazhin në një spektakël të vërtetë gjyrash që pasqyrohen mbi syprinën e gjelbër të liqenit.

Pas Eksplorimit të Valonës anëtarët e klubit alpin Bjeshkatar Struga, shtegëtuan drejt Thethit, nje udhëtim në këmbë i gjatë rreth 20 km, anëtarët kishin kënaqësinë të shijojnë natyrën dhe alpet shqiptare.

Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve Shqiptare e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.

Rruga per ne Theth gjarperon mes pyjesh e peizazhesh mahnitese. ngado te sheh syri veç kreshta dhe maja qe ngrihen mbi luginat e ngushta, plot me pragje e ujevara. 

Ujvara e Grunasit të ngjan shumë me botën e filmave apo dokumentarëve të mediave prestigjoze,paraqet nje reyervat natyror dhe atraksion që të bën për vete.

Syri i kaltër është një nga bukuritë më të rralla në të gjithë Shqipërinë. Ai formohet nga Lumi i Zi. Syri i Kaltër është i formuar nga gërryerja e shkëmbit nga uji që zbret nga mali. Edhepse temperaturat e ujit qendrojne rreth 7 C avanturistet nuk i rezistojnë dot kaltersisë që të bën për vete. Ndjesia te lahesh ne një vënd të tillë nuk mund dot të përshkruhet me fjalë.

Vaskat e Gurit janë atraksion tjeter interesant. Pamja e tyre eshte mjaft interesante dhe e bukur pasi ka forma shume te ndryshme e te vecanta. Ne pjesen me te madhe jane te lemuara dhe te rrumbullaketa dhe ngjasojne si vaska te punuara nga nje artist me shije perfekte.

Këto masive shkëmbore me bukuri përrallore shoqërohen edhe me një pishinë natyrore me ujë të pastër ku mund të bëhet edhe plazh nën urën e bukur që bashkon dy shkëmbinjtë e malit mbi pishinën ku aventurieret mund të hidhen nga lartësia.

Pra, Thethi nuk është vetëm një vend i bukur natyror, por edhe një vend ku në ditët e nxehta mund të bëhet plazh. 

Kjo ishte ekspedita tre ditore e Klubit Alpin Struga, e shëndërruar në tradicionale pasiqë ky është viti i dytë radhazi i kësajë ekspedite.