HomeLajme / ВестиQyteti / ГрадRrethina / Околина

ASH: Ali Ahmeti legjitimoi “trekëndëshin e Bermudës” në Strugë.

BDi-ja, prej kohësh është një parti që shpërfaq anën më të egër klanore ( më së fundi grupi i zjarrit me barut të mykur ), luftën se cili klan do të bëj ligjin në parti në funksion të pasurimit dhe zhvatjes ndaj shqiptarëve në Maqedonin e Veriut, në jo pak raste kjo përballje për fat të keq të shqiptarëve ka patur edhe pasoja.

Tashmë prej shumë kohësh në këtë parti nuk flitet për programe, ide apo projekte konkrete në funksion të zhvillimit, hartimit të strategjive parandaluese ndaj emigrimit të shqiptarëve apo të natyrave të tjera në funksion të perspektivës dhe shtetit të së drejtes. Por në BDI debati më i madh gjithmonë ka qenë se kush do kontrollojë më shumë pushtet partiak që të gllabërojë më shumë pushtet në atë qeveritar.

Nga kjo edhe në Strugë, ku BDI herë pas herë tentonte të mbaj disa balanca, ndërmjet intelektualëve, ish të burgosurëve politik apo kategorive të tjera, këtë radh Ali Ahmeti doli hapur pro “trekëndëshit të Bermudës” duke zgjedhur në kryesinë e partisë Ramiz Merkon dhe Jeton Shaqirin edhe pse de-jure mungon Kadrioski, i cili nëpërmjet këtyre defakto, ai është anëtarë i kryesisë së BDI-së, sepse ka ndikim absolut mbi Merko dhe Shaqiri.

Ky trekëndësh pushteti në Strugë, pra Komunë-Universitet-Ministri, tashmë kontrollon gjithcka edhe në raport me qendrën duke patur tashmë dorën e lirë edhe me bekimin e Ali Ahmetit, i cili kur vjen në Strugë flet për shokët e idealit por pushtetin ua jep njerëzve të parasë dhe atyre që takohen-këshillohen me njerëzit e shërbimeve.

Struga ka shpresë se ka qëndrestar dhe ka Aleancë për Shqiptarët, se sa të jetë për këta të “trekëndëshit të Bermudës”, e keqja Strugës nuk do i ndahet.

Dega ASH – së, Strugë.