HomeLajme / ВестиQyteti / Град

Aleanca kundërshton planin e Merkos, e cilëson si krim ndaj natyrës!

Të nderuar qytetarë,
Sot janë dëshmitarë të shohim tentimet e Ramiz Merkos dhe kompanisë së tij, që me çdo kusht të votohen nga këshilltarët planin e errësimit të uzurpimit të bregut të liqenit. Sot pamë përpjekjet e deshperueshme të një kryetari të komunës, të kapur nga ca biznesmenë dhe financimin e fushatës së tij, që bukurinë natyrore që ka të qytetit tonë, të transformohet në objekte dhe biznese private. Kjo praktikë, Merko ka pasur edhe në dy mandatet e tij para, por kësaj radhe ai do  të uzurpojë gjithë bregun pa përjashtim, nga hyrja deri në daljen e qytetit. Për të qënë situatë më skandaloze, parashikon që edhe pjesët e gjelbëruara dhe pjesët ku ka kallame, të shndërrohen në plazhe private.
Çdo bëhet me kallamet?
A ti djegin, a prisni apo bëni ti zhdukin brenda natës me preparate kimike ?!
A jeni të vetëdijshëm se çfarë roli kanë këto kallame për liqenin?
A jeni të vetëdijshëm se me këtë po shkili çdo normë ligjore dhe çdo parim të njeriut?
Po UNESCO?
Këto përpjekje këshilltarët tona refuzuan dhe i kundërshtuan kategorikisht, me fakte konkrete. Nuk do të lejojmë këtë krim të natyrës dhe në kurriz të qytetarëve të kalojnë në Këshill. Shpresojmë se kjo mendim do të jetë edhe këshilltarë të subjekteve të tjera politike, pavarësisht përpjekjeve të pushtetit për të joshur apo edhe për ta shantazhuar në forma të ndryshme.
Qyteti dhe qytetarët duhet të jenë gjithnjë të parët. Ne jemi aty për të mbrojtur interesat e atyre që na votuan. Të mos lejoj, që disa interesxhinjë, njerëz të kapur dhe tregtarë të vlerave njerëzore të luajnë me fatin e një qyteti të tërë!
Do të vazhdojmë edhe në seancën e radhës të kundërshtojmë këtë propozim dhe me fanatizëm do të mbrojmë dhe ta ruajmë atë pasurinë natyrore.

Aleanca për Shqiptarët – Strugë