HomeLajme / ВестиQyteti / Град

Aleanca e Strugë akuzon Merkon: Bashkëpunëtori yt ndërton pa leje!

Aleanca për Shqiptarët në Strugë ka akuzuar sot kreun e Komunës së Strugës , Ramiz Merko se po lejon ndërtime pa leje në qytet.

Sipas ASH-së, bashkëpunëtori më i afërt i Merkos dhe personi që po drejton biznesin e tij, Armend Kadriu, ka filluar të ndërtojë shtëpi në qendër të qytetit, pa përfunduar procedura e marrjes së lejes.

Lexoni reagimin e plotë të Aleancës pët Shqiptarët në Strugë.

“Shtëpia që po shikoni në fotografi është e bashkëpunëtorit më të afërt të Ramiz Merkos.
Kjo shtëpi luksoze ndërtohet nga njeriu që i drejton biznesin privat dhe mendjen e Ramiz Merkos. Bëhet fjalë për Armen Kadriun, Kryetarin e Bordit Drejtues të Universitetit Privat të Ramiz Merkos.
Por kjo nuk është arsyeja e këtij reagimi.
Kjo shtëpi nuk ka leje për ndërtim. Pra punimet kanë filluar pa leje dhe askush, as inspektorë, as polici e as kryetar nuk kanë guxuar ta parandalojnë këtë.
Që jeni idhtarë të ndërtimeve të egra dhe të kaosit urbanistik, këtë e dimë, por ama qytetarëve duhet t’ua sqaroni.

Si ka mundësi që njeriu më i afërt i Kryetarit të Komunës të shkelë ligjin dhe të ndërtojë pa leje?

Çfarë ka më shumë se qytetarët e tjerë, ky njeri?

Kësaj mënyre të sjelljes dhe drejtimit të një komune, do ti vijë fundi.
Aleanca për Shqiptarët, rastin do ta paraqesë tek të gjitha institucionet relevante.
Mos tentoni që prej të hënës në mënyrë të përshpejtuar ti mbuloni fëlliqësitë tuaja, sepse faktet flasin vet dhe nuk mund ti ndryshoni.
Shtëpia ka filluar të ndërtohet pa përfunduar procedura e lejes.
Marrja e lejes është në procedurë e sipër, këtë e dimë, por ama afatet deri në plotëfuqishmëri të saj tregojnë diçka tjetër” – përfundon reagimi i Aleancës së Strugës.