Denoncimi juaj / Ваша пријаваHomeLajme / Вести

A jep kush llogari dhe a mban kush përgjegjësi në këtë komunë?

Bekim Qoku

Qendra e Ohrit nuk di masa kursimi. Sapo u këtheva nga qyteti, ku pashë që e gjithë qendra, gjithë zona pedonale buzë liqenit, që është shumë e gjatë, ishte krejtësisht e ndriçuar. Dhe është e kuptueshme që qendra e një qyteti turistik të jetë e ndriçuar pa marrë parasysh masat e kursimit. Për pak ndriçim rrugësh më shumë, fitimet që mund t’i ketë ekonomia e qyteti janë shumë më të mëdha.

Qendra e Strugës ka disa ditë tani që rri në terr. Tërësisht e pakuptimtë kjo masë kursimi. Ke frikë të dalësh në mbrëmje për një shëtitje normale, një nga rrugët me gropa, dy nga tufa qensh të rrugës. Dhe tjetra, fatura që paguan qytetari i Strugës për ndriçimin publik ka mbetur e njëjta.


Pra, pse ne si qytetarë ende po paguajmë të njëjtën shumë për një mall të cilin nuk e marrim më??!!

A jep kush llogari dhe a mban kush përgjegjësi më në këtë komunë?