Lajme / ВестиRrethina / Околина

Се бараат казни за палењето на бугарското знаме во Вевчани – Kërkohen gjoba për djegien e flamurit bullgar në Vevçan

За првообвинетиот во случајот со палењето на бугарското знаме што се случи за време на Вевчанскиот карневал, Јавното обвинителство побара судот да му изрече казна од 7.000 евра. За останатите двајца обвинети се бараат казни од по 5.000 евра глоба, соопшти Јавното обвинителство. Тие се обвинети за кривично дело – Повреда на угледот на странска држава од член 181 од Кривичниот законик. Еден од нив го запалил знамето, а останатите двајца го кревале и мавтале со него додека горело. Инаку, Вевчанскиот карневал оваа година се одржа самоиницијативно и покрај забраната за собири поради пандемијата, а имаше и интервенција на полицијата.

Prokuroria Themelore Publike në Strugë, pasi zhvilloi procedurë paraprake, dorëzoi Propozimin për lëshimin e urdhrit penal për tre persona për veprën penale – Shkelje e reputacionit të shtetit të huaj sipas nenit 181 të Kodi Penal.

“Më 14 janar, gjatë mbledhjes së vetë-iniciuar të qytetarëve me rastin e festës fetare Shën Vasili në Vevçani, të pandehurit, me qëllim të talljes, ekspozuan publikisht për tallje flamurin e Republikës së Bullgarisë. Njëri prej tyre i vuri flakën flamurit, ndërsa dy të tjerët e ngritën atë dhe tundën flamurin e ndezur dhe të djegur”, thuhet në kumtesën e PTHP.

Prokurori Publik i Gjykatës Themelore në Strugë, propozoi që të pandehurit të parë t’i shqiptohet gjobë prej 100 gjobave ditore me vlerë individuale të gjobës ditore prej 70 euro në kundërvlerë të denarit, ndërsa dy të pandehurve të tjerë, propozoi gjobë prej 100 gjobave ditore me nga 50 euro secila në kundërvlerë me denarin.